Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin, por Izraeli dhe SHBA e kanë dënuar atë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Macron po “shpërblen terrorin”, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se lëvizja e Francës është “e pamatur”.
Macron deklaroi se ai dhe të tjerët kanë një detyrim të tregojnë se paqja është e mundur dhe se është “prioriteti urgjent” që t’i jepet fund luftës dhe të ndihmohet populli i Gazës.
Por, nga ana tjetët, negociatorët izraelitë dhe amerikanë vendosën të largohen nga bisedimet e armëpushimit në Katar, me Uashingtonin që akuzoi Hamasin se nuk “vepron në mirëbesim”. Hamasi thotë se ishte i befasuar nga pretendimi.
Ndërkohë, kushtet humanitare në Gaza po vazhdojnë të përkeqësohen me shpejtësi. Agjencia palestineze e refugjatëve të OKB-së paralajmëron se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës është i kequshqyer dhe se rastet po rriten çdo ditë.
Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihmë të arrijë tek njerëzit në territor, duke paralajmëruar urinë masive.
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...
Presidentja e Sllovenisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pava...