Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin, por Izraeli dhe SHBA e kanë dënuar atë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Macron po “shpërblen terrorin”, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se lëvizja e Francës është “e pamatur”.
Macron deklaroi se ai dhe të tjerët kanë një detyrim të tregojnë se paqja është e mundur dhe se është “prioriteti urgjent” që t’i jepet fund luftës dhe të ndihmohet populli i Gazës.
Por, nga ana tjetët, negociatorët izraelitë dhe amerikanë vendosën të largohen nga bisedimet e armëpushimit në Katar, me Uashingtonin që akuzoi Hamasin se nuk “vepron në mirëbesim”. Hamasi thotë se ishte i befasuar nga pretendimi.
Ndërkohë, kushtet humanitare në Gaza po vazhdojnë të përkeqësohen me shpejtësi. Agjencia palestineze e refugjatëve të OKB-së paralajmëron se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës është i kequshqyer dhe se rastet po rriten çdo ditë.
Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihmë të arrijë tek njerëzit në territor, duke paralajmëruar urinë masive.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...