Dënohet shqiptari nga gjykata amerikane deri në 20 vite burgim pasi u shpall fajtor për akuzat e terrorizmit.
I dënuari është shqiptari 31 vjeçar Agron Hasbajrami, shtetas shqiptar me banim në Bruklin të Nju Jorkut. Ai u shpall fajtor nga gjykata amerikane dy ditë më parë më 26 qershor, për mbështetje materiale të terroristëve.
Reuters shkruan se, në pjesën e marrëveshjes për tu deklaruar fajtor, Hasbajrami pranoi që të dëbohej nga SHBA-të pas kryerjes së dënimit, transmeton infoglobi.
Sipas hetimeve Hasbajrami kishte planifikuar të udhëtonte drejt Pakistanit dhe të bashkohej atje me grupe radikale.
Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me transfere parash, që shkonin deri në 1000 dollarë.
Sipas FBI-së, në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mesazhe elektronike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.
31-vjeçari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Gjyqi ndaj tij vijon që nga 2011 kur edhe u arrestua. Vitin e shkuar, Hasbajrami, e tërhoqi deklaratën se ndihej fajtor dhe kjo bëri që gjyqi të rihapej së bashku me hetimet.
Në shkurt të vitit 2015, gjykata refuzoi të gjitha kërkesat e Hasbajramit për tu shpallur i pafajshëm, pasi dispononte të gjitha provat që tregonin të kundërtën. /arbresh.info
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri