Më shumë se 200 venezuelianë të pretenduar nga Shtëpia e Bardhë si anëtarë bandash janë dëbuar nga SHBA-ja në një burg në El Salvador, edhe pse një gjykatës amerikan bllokoi largimet.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele shkroi në mediat sociale se 238 anëtarë të bandës venezueliane “Tren de Aragua” kishin mbërritur në vendin e Amerikës Qendrore, së bashku me 23 anëtarë të bandës ndërkombëtare MS-13, të dielën në mëngjes.
As qeveria amerikane dhe as El Salvadori nuk i kanë identifikuar të arrestuarit, as nuk kanë dhënë detaje për krimin e tyre të dyshuar apo anëtarësimin në bandë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Urdhri i një gjykatësi federal e pengoi administratën Trump të thirrej në një ligj shekullor të kohës së luftës për të justifikuar disa prej dëbimeve, por fluturimet tashmë ishin nisur.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...