Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar miratimin e deklaratës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka bërë thirrje për një “hetim të pavarur dhe transparent” të vrasjes së protestuesve palestinezë në Gaza.
Deklarata, e përpiluar nga Kuvajti para takimit të së martës, shpreh “zemërim dhe dhimbje” për vdekjen e të paktën 58 personave gjatë demonstratave për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton portali arbresh.info.
Në po këtë dokument, kërkohej gjithashtu që të gjitha vendet të përputheshin me një rezolutë të para 10 vjetëve të Këshillit të Sigurimit, duke u bërë thirrje atyre të mos vendosnin misionet diplomatike në qytetin e shenjtë të kundërshtuar.
Një delegacion i SHBA, përfshirë vajzën e Donald Trump dhe dhëndrin Jared Kushner ndoqën ceremoninë e inaugurimit të ambasadës të hënën, duke premtuar përkushtim ndaj “paqes së qëndrueshme”, pasi dhjetëra palestinezë u vranë 50 milje larg në ditën më të përgjakshme të rajonit që nga lufta e vitit 2014 në Gaza.
Më shumë se 1.200 njerëz u plagosën kur trupat izraelite gjuajtën me municion dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit