Një mësuese e ciklit parashkollorë në Arlington, Teksas, është përjashtuar nga puna, pasi u mësua se përmes rrjetit social Twitter, ai i kishte bërë thirrje një mikeshës së saj për ‘vrasjen e disa hebrenjëve’.
Nancy Salem është akuzuar për aktivitetet e saj anti-semite dhe si pjesëmarrëse në një organizatë pro-palestineze, transmeton portali arbresh.info.
“Udhëtim të mirë Luli. Të dua. Përqafoje Palestinën për mua dhe vriti disa hebrenjë”, kishte shkruar ajo duke iu drejtuar një shoqes së saj që udhëtonte drejt Lindjes së Mesme në vitin 2013.
Në një tjetër postim ajo ka shkruar: “Sa hebrenjë kanë vdekur gjatë Holokaustit? Jo mjaftueshëm!”.
Mesazhet e saj janë zbuluar nga një grup pro-izraelit, shkruan Dallas Morning.
Konflikti izraelito-palestinez ka ndezur prej kohësh debat të ashpër në të gjithë vendin. Menjëherë pas daljes së lajmit, institucioni parashkollor ka përjashtuar mësuesën në fjalë dhe përmes një deklaratë kanë theksuar se ‘sigurimi i një mjedisi të sigurtë, të edukuar dhe gjithpërfshirës është e një rëndësie të madhe’./Arbresh.info

Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...