
US Vice President Kamala Harris speaks at the IBEW local 553 apprentice training program in Durham Technical College on March 2, 2022, in Durham, North Carolina. Harris discussed the Biden-Harris Administration's investments in workers.,Image: 665999048, License: Rights-managed, Restrictions: “The erroneous mention[s] appearing in the metadata of this photo by Allison Joyce has been modified in AFP systems in the following manner: [2022] instead of [2021]. Please immediately remove the erroneous mention[s] from all your online services and dele, Model Release: no, Credit line: Profimedia
Administrata e Joe Biden ka arritur zyrtarisht në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë pushtimit të saj gati njëvjeçar të Ukrainës, tha zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris.
“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit,” tha Harris, një ish-prokurore, në fjalimin e përgatitur të mbajtur në një fjalim në Konferencwn e Sigurisë në Mynih të shtunën.
“Dhe unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në ato krime, ju do të mbani përgjegjësi”.
Vendimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore dhe faktike të udhëhequr nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk sjell pasoja të menjëhershme për luftën, raporton The Guardian.
Por Uashingtoni shpreson se mund të ndihmojë në izolimin e mëtejshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të nxisë përpjekjet ligjore për t’i mbajtur anëtarët e qeverisë së tij përgjegjës përmes gjykatave dhe sanksioneve ndërkombëtare.
Fjalimi i Harris erdhi ndërsa liderët e lartë perëndimorë u takuan në Mynih për të vlerësuar konfliktin më të keq të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ajo tha se Rusia ishte një vend “i dobësuar” pasi Joe Biden udhëhoqi një koalicion për të ndëshkuar Putinin për pushtimin, por Rusia po intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës.
Ukraina po planifikon një kundërofensivë pranverore, për të cilën po kërkon më shumë armë, më të rënda dhe me rreze më të gjatë nga aleatët e saj perëndimorë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...