Tetë persona, përfshirë të paktën gjashtë gra aziatike, janë vrarë në tri lixha të ndryshme në shtetin e Georgia në SHBA.
Sipas policisë, katër njerëz janë vrarë në një salon masazhi në Acëorth, një periferi në veri të Atlantës dhe katër të tjerë në dy llixha në vetë qytetin, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë koreane.
Zyrtarët thanë se një 21-vjeçar ishte arrestuar dhe besohej të ishte i dyshuari në të tre sulmet.
Asnjë motiv mbi vrasjet nuk është dhënë ende.
Sidoqoftë, krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve kanë rritur muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson njerëzit aziatikë për përhapjen e Covid-19.
Të shtënat e para ndodhën rreth orës 17:00 (21:00 GMT) në Sallonin e Masazhit Youngs Aziatik në Acëorth, Qarku Cherokee. Zëdhënësi i zyrës së Sherifit, Kapit Jay Baker tha se dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe tre u dërguan në spital, ku edhe dy të tjerë vdiqën. Ai më vonë konfirmoi se viktimat ishin dy gra aziatike, një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë dhe se një burrë hispanik ishte plagosur.
Autoritetet kanëe deklaruar se është ende heret që të mësohen shkaqet e sulmit./arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...