Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të premten në një qendër tregtare në shtetin e Kalifornisë në SHBA.
Siç raportohet, një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë.
Policia e Sacramento-s njoftoi se ende nuk është gjetur identiteti i sulmuesit, i cili zgjodhi një qendër tregtare me dendësi të lartë për shkak të “së Premtes së Zezë (Black Friday)”, ditë e cila në vend shënon nisjen e sezonit të shopingut./AA/
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...