Shamia Begum, e cila iu bashkua Shtetit Islamik në në moshën 15 vjeçare, do të humbasë shtetësinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Avokati i familjes, Tasnime Akunjee, tha se familjarët janë të “zhgënjyer” me vendimin dhe se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të sfiduar vendimin, transmeton portali arbresh.info
Shamia Begum la Bethnal Green, në lindje të Londrës, me dy shoqe të shkollës në shkurt 2015.
Tani, 19 vjeç, ajo u gjet në një kamp refugjatësh sirian javën e kaluar pas largimit nga Baghuzi, që ishte edhe bastioni i fundit i ISIS-it.
Në një intervistë për BBC, Begam që sapo ishte bërë nënë, tha se ajo dëshiron faljen nga Mbretëria e Bashkuar dhe se dëshiron të kthehet në shtëpi.
Sipas ITV neës, nëna e Shamia Beham tha se ata kanë pranuar një letër nga Home Office ku thuhet se vajzës së tyre i është hequr shtetësia.
Besohet se në Britani të Madhe janë kthyer rreth 145 persona që kishin qenë pjesë e grupit terrorist./arbresh.info/
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...