Parlamenti Evropian po përgatitet që të miratojë dhënien e pasaportave dixhitale të Covid, për të qenë gati në nisjen e sezonit të ri turistik.
Pasaporta do të mundësonte që cilido i vaksinuar kundër Covid, ose që ka rezultuar negativ, ose është rikuperuar kohët e fundit nga virusi, të udhëtojë nëpër të 27 vendet anëtare të BE.
Planet për një certifikatë të BE nisën pak muaj më parë si një përpjekjeve për të shpëtuar sezonin e turizmit veror. Një numër vendesh aktualisht po përdorin dokumente të ngjashëm për të lehtësuar bllokimet lokale.
Nga ana tjetër Spanja ka bërë publike planet e saj për të lejuar të udhëtarët jashtë shtetit që janë vaksinuar, testuar negativisht ose të rikuperuar kohët e fundit nga Covid, të mund të shkelin territorin e saj.
Fernando Valdés, sekretari i shtetit i Spanjës për turizmin, në një konferencë tha se “Spanja do të jetë gati në Qershor për t’u treguar të gjithë udhëtarëve në të gjithë botën se ju mund të na vizitoni“, shkruajnë mediat spanjolle.
Por edhe pse planet për turizmin kanë nisur, sërish BE nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sa i përket pasaportave dixhitale.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...