Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas Riterit ka goditur krahinën Papua, në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Departamenti Indonezian për Meteorologji dhe Gjeofizikë (BMKG) bëhet e ditur se epiqendra ka qenë 71 kilometra nga Ylima, ndërsa është regjistruar në thellësi prej dhjetë kilometrave.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa nuk është regjistruar as dëm material. Pas tërmetit nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Në shtator të vitit të kaluar një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami, në të cilin jetën e humbën së paku 4.340 persona.
Indonezia gjendet në Unazën e ashtuquajtur të Zjarrtë të Paqësorit, ku shpesh ndodhin tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa tjera natyrore.
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt