Më shumë se 1 mijë persona u mboldhën përsëri në Vjenë për të protestuar kundër pakënaqësisë së masave kufizuese të qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit.
Policia austriake ndaloi protestat për shkak të një përvoje të hershme të keqe kur rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Vjenë në mes të janarit dhe shumë prej tyre nuk kishin maska mbrojtëse ose nuk respektonin masat e distancës fizike, transmeton portal arbresh.info
“Kam humbur punën, jam infermiere dhe nuk dua ta mbaj këtë maskë të m**. Unë mendoj se kam të drejtat e mia themelore, kam të drejtë të marr frymë lirshëm,” tha Sigrid, njëra nga protestueset.
Protestuesit ngritën flamujt austriakë duke kërkuar dorëheqjen e kancelarit konservator Sebastian Kurz.
Autoritetet kanë njoftuar gjashtë tubime të ndryshme sot, por të gjithë janë ndaluar për mosrespektimin e masave kufizuese.
Austria ka hyrë në izolim të plotë për herë të tretë, ndërsa qeveria po përballet me zemërimin e një pjese të madhe të popullsisë.
Në një vend me një popullsi prej 8.9 milion, më shumë se 1,400 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan të shtunën dhe rajoni Tyrolean është bërë fokusi kryesor i variantit të ri të koronavirusit.
Të hënën, qeveria zbuti masat, duke lejuar hapjen e muzeve dhe dyqaneve dhe në shkolla do të mbahet mësim dy herë në javë. Disa protestues mendojnë se qeverisë thjesht i mungon ndjeshmëria./arbresh.info/
https://youtu.be/xmUfqrx-jA8
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...