Serbia po organizon zgjedhje të trefishta, ku qytetarët po votojnë për të përzgjedhurit zyrtarët lokjal, parlamentar si dhe presidentin e ri.
Por, duket se për mbarëvajtjen e zgjedhjeve Serbia ka ftuar për ndihmë edhe policinë hungareze.
Një lexues i portalit nova.rs ka fotografuar patrullën e policisë hungareze sot në rrugën Molerova në komunën e Vraçarit të Beogradit.
Ai pasi i bëri një foto veturës, thotë se pyeti policinë se çfarë po bënin këtu.
“Djali nga vetura reagoi duke thënë se policia serbe i ka thirrur për t’i ndihmuar”, ka pohuar dëshmitari i rastit.
Theksojmë se qytetarët serbë kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën për votim deri në ora 20:00.
Ndryshe, Hungaria po organizon sot zgjedhjet parlamentare dhe një referendum rreth lejimit të martesave mes personave të gjinisë së njëjtë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...