Një tubim në mbështetje të Rusisë është mbajtur sonte në kryeqytetin malazez, Podgoricë.
Qytetarët serbë të Malit të Zi i kanë dhënë mbështetje agresionit rus në Ukrainë para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi.
Të tubuarit mbanin pankartën me shkrime pro-ruse të tilla si “I lutemi Zotit dhe mbahu Rusi”, raporton rtcg.
Theksojmë se të hënën një tubim i njëjtë mbështetës është mbajtur në Nikshiq.

“Nacionalistët serbë në Mal të Zi mbështetin Rusinë”, kishte raportuar agjencia e lajmeve reuters.
Ndryshe, Mali i Zi ishte në mesin e 141 shteteve të OKB-së që kanë votuar pro dënimit të agresionit rus në Ukrainë.

Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë