Senati në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projekt-ligj, që përfshin rreth 10 milionë dollarë, për të ndihmuar financimin e trupit të OKB-së për ndryshimin e klimës që mbikqyret nga Marrëveshja e Klimës së Parisit.
Miratimi u bë pavarësisht vendimit të Presidentit Trump për të ndaluar financimin e këtij projekti.
Paneli prej 30 anëtarësh i Senatit, i cili shpërndan fonde federale për agjenci të ndryshme qeveritare dhe organizata, miratoi një projekt-ligj prej 51 miliardë dollarësh për Departamentin e Shtetit dhe operacionet e huaja, përfshirë edhe një amendament për të vazhduar financimin e projektit mbi ndyshimet klimatike, transmeton portali arbresh.info
Edhe pse Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të jenë pjesë e Marrëveshjes së Klimës së Parisit, prap ka mbetur i hapur opsioni për vazhdimin e negociatave.
Gjatë muajit të kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se diplomatët e SHBA-ve duhet të anashkalojnë pyetjet e qeverive tjera se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ri-angazhohen në marrëveshjen klimatike globale të Parisit./arbresh.info/
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026