Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese të votave paketën prej 40 miliardë dollarësh ndihme për Ukrainën.
Me 86 vota pro dhe 86-11 kundër u miratua projektligji, ku ky i fundit tani do të shkojë tek presidenti amerikan, Joe Biden, i cili duhet ta nënshkruajë, raporton CNN.
Përpara votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Senati “do të mbajë premtimin e dhënë për t’i qëndruar në krah popullit të Ukrainës”.
Ai shtoi se ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh është “e madhe” dhe “do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre”, shkruan BBC.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.
Paketa përfshin:
6 miliardë dollarë për sigurinë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetje të tjera;
8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë;
3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane;
9 miliardë dollarë për një fond mbështetës ekonomik për Ukrainën;
5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...