Pas sekuestrimit të 3 tonëve kokainë në Spanjë dhe arrestimit të 11 personave mes tyre spanjollë kolumbianë dhe shqiptarë, autoritetet spanjolle pritet te komunikojnë me ato shqiptare për identitetin e shqiptarëve të arrestuar.
Verifikimi mund të sjellë të dhëna të vlefshme për hetimin sepse në Shqipëri ka një dosje të hapur për një grup kriminal që trafikonte kokainë nga portet e Guajaqyilit në Ekuador, drejt portit të Valencias në Spanjë, shkruan Top Channel.
Ky grup drejtohej nga Ervin Mata, Eralbi Breçani dhe Ismail Zeneli. Verifikimet do të nxjerrin në dritë nëse dhe ky episode i kësaj ngarkese ka lidhje me këtë grup kriminal që Valencian e cilësonte një rrugë të sigurt kalimi për kilogramët e kokainës të nisur nga Amerika e jugut.
Autoritetet spanjolle morën informacion për kontejnerët me sheqet të nisur nga Guajakili në trup të të cilëve ishte fshehur më shumë se 3 ton kokainë. Ngarkesa u mbajt nën vëzhgim për një muaj. Pavarësisht se skaneri zbuloi se kontejneri kishte drogë, policia lejoi që ai të tërhiqej me kamion nga porositësit te cilët e transportuan drejt zonës industrial në Xirivela.
Kur të dyshuarit ndërhynë për të nxjerrë drogën ndodhi dhe arrestimi i tyre. Kjo ishte ngarkesa e 5 e kapur nga autoritetet spanjolle vetëm gjatë një muaji duke e çuar në 7 ton sasinë e kokainës së sekuestruar. Edhe në rastet e mëparshme mes të arrestuarve ka pasur dhe shqiptarë, Porti i Valencias, renditet i treti me sekuestrimin më të madh të kokainës në të gjithë Evropën, pas porteve të Antwerpen dhe Roterdamit.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë