Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine prej 260 kilogramësh në portin e Koperit.
Kokaina ishte fshehur në një anije mallrash që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Sipas raportimeve, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Oficerët e sigurisë në port kishin vënë re dy zhytës në anët e anijes që transportonte sojë nga Brazili, të cilët po përpiqeshin të nxirrnin pesë valixhe të mëdha.
Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shqiptar, kishin mbërritur në port me jet ski përtej lumit Rizana.
Ata ndodhen në paraburgim.
Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike./euronews.al
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n