Sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë, sektori i automobilave në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë.
Ndërkohë që sektori duhej të investonte shuma të mëdha parash për automjete elektrike, kushtet e dobëta të tregut po ndikonin negativisht në të ardhurat.
“Situata aktuale e biznesit dhe pritjet për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK në një studim.
Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet.
Ekonomia gjermane është në prag të një recesioni. Prodhimi i Brendshëm Bruto ka gjasë të bie përsëri në tremujorin e tretë. Kështu, Gjermania zyrtarisht do të binte në një recesion teknik.
Aktualisht, përdorimi i kapaciteteve të firmave është përafërsisht në përputhje me mesataren e tyre afatgjatë. Një recesion i theksuar do të ndodhte vetëm nëse shfrytëzimi i kapacitetit do të binte dukshëm më tej. /Telegrafi/
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...