Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Irani po sugjeron në mënyrë të “dëshpëruar” se është i etur për të rifilluar negociatat për të arritur lehtësimin e sanksioneve.
Sekretari Pompeo, i cili nuk dha hollësi se si do t’i përgjigjeshin Shtetet e Bashkuara kthimit të Iranit në tryezën e bisedimeve, i bëri komentet virtualisht gjatë konferencës vjetore të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) në Bahrejnit, që përqendrohet në sfidat e sigurisë rajonale.
ShBA-të kanë vendosur sanksione ekonomike të ashpra ndaj Iranit për t’i bërë presion që të negociojë kufizime më të rrepta të programit të tij bërthamor.
Sanksionet u vendosën pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, duke shkaktuar përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy palëve.
“Ne e dimë që fushata jonë po funksionon sepse tani iranianët po sinjalizojnë dëshpërimisht gatishmërinë e tyre për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve për të lehtësuar sanksionet,” tha zoti Pompeo.
Irani nuk u përgjigj menjëherë deklaratave të zotit Pompeo.
Këshilli i Gardianëve, një organ kushtetues, miratoi një ligj në fillim të kësaj jave që do të ndalonte lejimin e inspektimeve të Kombeve të Bashkuara në objektet bërthamore të vendit nëse nuk lehtësohen sanksionet e naftës dhe bankave.
Ligji u jep vendeve evropiane, Rusisë dhe Kinës dy muaj kohë për të lehtësuar sanksionet mbi sektorin e saj të energjisë dhe për të rivendosur hyrjen e saj në sistemin bankar global.
Këshilli i Gardianëve e miratoi ligjin një javë pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh./voa
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...