Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar ashpër përplasjen e dhunshme që ndodhi gjatë javës së kaluar në Uashington në mes të protestuesve kurdë dhe personelit të sigurisë turke.
Në një intervistë për “Fox News Sunday”, Tillerson tha se Departamenti i Shtetit i ka telefonuar ambasadorit të Turqisë për të diskutuar mbi incidentin dhe ka shtuar se incidenti është ‘thjesht i papranueshëm’, transmeton portali arbresh.info
“Hetimet ende janë duke vazhduar”, shtoi ai. “Do të presim dhe do të shohim se cili është rezultati i atij hetimi. Megjithatë, ne e kemi shprehur shqetësimin tonë mbi ngjarjen në ambasadën turke”./Arbresh.info
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit