Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace i tha Sky News se Rusia tani është një “vend më i dobët” si rezultat i pushtimit të Ukrainës.
“Presidenti (Vladimir) Putin nuk është forca që ka qenë. Ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë”, tha ai.
“Ushtria e tij është e rraskapitur, ai ka pësuar humbje të konsiderueshme, reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar”.
“Ai jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij”.
Wallace theksoi se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.
“Ne e kemi parë këtë gjë edhe më parë. Gjendja gjithmonë përkeqësohet. Sulmet bëhen më shumë në civilë, më shumë në zona civile”.
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...