Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, thotë se Washingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur aleatët e tij të NATO-së ndërsa tensionet me Rusinë po rriten.
“Ne do të mbrojmë, nëse duhet, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, u tha Austin gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare ishin mbledhur për të dytën ditë radhazi për bisedime, shkruan Aljazeera.
“Nuk ka asnjë arsye, sigurisht, që duhet të vijë ndonjëherë deri këtu – ashtu si nuk ka asnjë arsye që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën”, shtoi ai, duke përmendur aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
“Ukraina nuk kërcënon askënd, e lëre më fqinjët e saj Rusinë, dhe megjithatë kjo është ajo që Moska do të na kërkonte të besojmë, dhe kjo është mënyra se si [Presidenti rus Vladimir] Putin vazhdon të justifikojë mbledhjen e tij të fuqisë së rëndësishme luftarake.”
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...