Së paku 400,000 fëmijë nën moshën 5-vjeçare mund të vdesin nga uria këtë vit

14:15 | 12 Shkurt 2021

Së paku 400,000 fëmijë jemenas nën moshën 5-vjeçare mund të vdesin nga uria këtë vit pa intervenim urgjent në mes të niveleve të rritjes së kequshqyeshmërisë së rëndë të nxitur nga lufta dhe pandemia me koronavirus, thanë të premten katër agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Paralajmërimet vijnë gati gjashtë vite pas fillimit të luftës e cila bëri që 80% e popullsisë të varet nga ndihmat humanitare.

Në një raport të publikuar të premten, agjencia parashikoi 22% rritje në kequshqyeshmërinë akute te fëmijët nën 5-vjet në Jemen, krahasuar me 2020.

Kequshqyeshmëria e rëndë akutë nënkupton se ka rrezik për vdekje nga mungesa e ushqimit. Aden, Hodeidah, Taiz dhe Sanaa janë në mesin e zonave më të prekura, thuhet në raport.

“Këto shifra janë një thirrje tjetër për ndihmë nga Jemeni, ku secili fëmijë i kequshqyer gjithashtu nënkupton një familje që po përpiqet të mbijetojë,” tha drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley në një deklaratë të përbashkët me Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi, UNICEF-in dhe OBSH-në, shkruan Reuters.

2.3 milion fëmijë të tjerë nën 5-vjet pritet të vuajnë nga kequshqyeshmëria akute në vitin 2021. Kequshqyeshmëria akute në fëmijët e vegjël dhe nënat në Jemen është rritur me çdo vit të konfliktit, thanë ata.

Rreth 1.2 milion shtatzëna apo gragjidhënëse parashikohet të kequshqehen këtë vit, transmeton arbresh.info.

Uria nuk është deklaruar zyrtarisht kurrë në Jemen. OKB thotë se shteti është kriza më e madhe humanitare në botë.

Së bashku me konfliktin, rënien ekonomike dhe pandeminë, një mungesë e donacioneve vitin e kaluar gjithashtu po kontribuon në keqësimin e krizës humanitare.

Agjencitë thanë se kanë marrë vetëm 1.9 miliard dollar nga 3.4 miliard që kërkohen për përgjigjen humanitare të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara