Autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit, ishin fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbahen përgjegjës, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur.
Scholz thotë se “Kjo është diçka që nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t’i pranojmë… ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse, raporton bbc.
Nënkryetari i bashkisë së Buchas thotë se më shumë se 360 civilë u vranë, me rreth 260-280 të varrosur në një varr masiv nga banorë të tjerë.
Rusia ka mohuar kryerjen e vrasjeve dhe i ka quajtur akuzat një “falsifikim monstruoz”. /Arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...