Kancelari gjerman Olaf Scholz ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet që t’ia hedhë fajin perëndimit për krizën ushqimore që ka prekur botën pas pushtimit të Ukrainës.
“Kjo narrativa e Putinit duhet të përgënjeshtrohet me çdo kusht”, tha Scholz duke folur sot në Ditën Katolike në Shtutgart, siç raporton Dpa.
“Për këtë arsye,”-tha kancelari, është e rëndësishme që të dialogohet në baza të barabarta me vendet e jugut dhe jo t’i shtyjmë në krahët e Putinit.
Ai shtoi se Gjermania është e vendosur që të ndihmojë “viktimën e kësaj lufte”.
“Lufta e Putinit është e drejtuar kundër rendit “kurrë më” të paqes që pasoi dy luftëra shkatërruese botërore. Putini dëshiron të kthehet në politikë ligji i më të fortit”. /abcnews.al/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...