“Lejimi i grave që të vozisin, do të zvogëlojë numrin e aksidenteve”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef.
Ai nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi që do të mbështesë pretendimin e tij, por vetëm ka theksuar se ‘gratë që ngasin makina do të rrisin sigurinë në vend’, transmeton portali arbresh.info
Në Arabinë Saudite raportohet se çdo ditë humbin jetën rreth 20 persona nga aksidentet në komunikacion.
Ministri i Brendshëm gjithashtu ka shtuar se forcat e sigurimit të vendit janë ‘të gatshëm të aplikojnë’ ligjet e trafikur për burrat dhe gratë.
Statistikat tregojnë se një rritje e makinave në rrugë në mënyrë të pashmangshme çon në rritjen e aksidentet aksidenteve. Në SHBA, për shembull, numri i automjeteve u rrit me 3.6% midis 2014 dhe 2016, por viktimat e rrugëve u rritën me 13.6% në të njëjtën kohë.
Megjithatë, në Arabinë Saudite numri i automjeteve në rrugë mund të zbutet, sepse rreth 800 mijë shoferë të huaj të punësuar në vend mund të humbasin punën për shkak të ligjit të ri./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...