Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, hodhi poshtë këtë martën idenë e hedhur nga Shtëpia e Bardhë për të rikthyer Rusinë në mbledhjen e këtij viti të G7-ës që organizohet nga amerikanët.
Rusia është kthyer në mollën e sherrit midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se presidenti amerikan Donald Trump, nuk e ka fuqinë për të ndryshuar formatin e samitit të G7-ës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi të shtunën se do të shtynte samitin e planifikuar për këtë muaj dhe se do të ftonte edhe vende të tjera, përfshirë edhe Rusinë. Por aneksimi i Krimesë nga Ukraina solli një reagim të gjerë ndërkombëtar, që u morën sanksione të forta për Rusinë duke e përjashtuar edhe nga grupi i vendeve më të industrializuara. Për kreun e diplomacisë evropiane Rusia nuk e ka ndryshuar qasjen që nga viti 2014, ndërsa për presidentin amerikan Trump anëtarësia aktule “është e vjetëruar”.
“G7-a nuk mund të bëhet G8″, tha Borrell. Sipas kryediplomatit evropian ndryshimi i anëtarëve, dhe I formatit nuk është prerogativ e kryesuesit të mbledhjes.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të Shtunën se ai do ta shtynte samitin e G7-ës, por edhe se donte të zgjerojë listën e të ftuarve për të përfshirë Australinë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Indinë. Për kreun e shtëpisë së Bardhë, grupi i shtatë ekonomive më të përparuara është bërë “shumë i vjetër” dhe duhet të shndërrohet si “G10 ose G11 “, një klub i reformuar për t’u bashkuar kundër Kinës.
Gjashtë anëtarët e tjerë të G7-ës, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Japonia, mbeten skeptikë për përfshirjen e Rusisë. Ndërkaq, Bashkimi Evropian nuk është anëtar i G7-ës, por shefat e Komisionit marrin pjesë në samite.
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...