Një nga resortet e golfit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Florida, do të mbajë samitin e G7-ës qershorin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney dhe tha se presidenti nuk do të përfitojë nga eventi duke thënë se “Marka e Presidentit Trump është mjaft e fuqishme dhe nuk ka nevojë për marketing”.
Toka e Trump është rreth 13 kilometra larg aeroportit të Miamit.
Mulvaney u tha gazetarëve të enjten se një ekip paraprak i skautëve kishte filluar me një listë të lokacioneve të mundshme për samitin në rreth 12 shtete.
Ekipi paraprak, tha ai, shkoi në Kaliforni, Kolorado, Hawaii, Florida, Karolina e Veriut, Michigan, Tenesi dhe Juta.
Dhe më pas ata kanë vendosur që vendi më i përshtatshëm është pikërisht ky vend që i përket presidentit Trump./tch/
Franca e dënon dhunën në veri, i kërkon Qeverisë së Kosovës ...
Kurti telefonon kryediplomatin italian dhe të dërguarin brit...
Serbët vendosin tenda para komunës së Zubin Potokut
Përleshje dhe shtënie me armë zjarri mes shqiptarëve dhe ser...
Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjës...
Nacho mund të transferohet në Itali