Ruajtja e botës është një nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë, e cila lidhet ngushtë me ruajtjen e paqes, tha Papa Françesku këtë të mërkurë në një mesazh dërguar në emër të tij nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në Samitin e OKB-së, mbi Ndryshimet Klimatike COP29 në Baku.
“Ne duhet të sillemi dhe të jetojmë si anëtarë të një familjeje që banojnë në të njëjtin fshat global të ndërlidhur”, apeloi Papa, shkruan Ansa.
Sipas fjalëve të tij, të dhënat shkencore që disponojmë nuk lejojnë vonesa të mëtejshme në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet dhe urgjente dhe duhet të pranojmë se është e lidhur ngushtë me ruajtjen e paqes”, ka thënë Parolin duke përcjellë mesazhin e Papës./abcnews.al
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...