Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të mbajnë një samit me Presidentin Volodymyr Zelenskiy në fillim të vitit të ardhshëm, sipas një zëdhënësi të BE-së.
Samiti do të mbahet më 3 shkurt, por vendndodhja e tij ende nuk është caktuar. Tema e samitit BE-Ukrainë ndoshta do të jetë se si blloku mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër Rusisë.
Komisioni dhe këshilli i liderëve të BE-së do të vlerësojnë gjithashtu rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE. /abcnews
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...