Ueb faqja dhe aplikacioni eBay kanë rënë nga sistemi, duke lënë mijëra njerëz në pamundësi për t’u kyçur në sajtin e blerjes online.
Përpjekjet për t’u kyçur në këtë sajt kanë përfunduar me faqe të zbrazët, gjersa aplikacioni gjithashtu ka dështuar të hapet në një rënie të pashpjegueshme, transmeton portali arbresh.info.
eBay përdoret për miliarda transaksione çdo ditë dhe madje ndërprerja më e vogël mund të shkaktojë probleme të mëdha financiare për shitësit dhe blerësit që e vizitojnë.
Shumica prej problemeve janë raportuar në Evropë, sipas ueb faqes Downdetector. Por kjo mund të jetë rezultat i faktit se shumica e pjesës tjetër të botës është në gjumë./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...