Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha të dielën se presidenti amerikan Donald Trump nuk duhet pritur për vizitë shtetërore për shkak të, siç tha ai, politikave “të ashpra dhe të turpshme” ndaj emigrantëve.
Khan deklaroi se presidentit amerikan i duhet hequr trajtimi VIP kur të udhëtojë në Britaninë e Madhe për shkak të ndalesës së nënshkruar nga ai për të hyrë në SHBA për shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane dhe ndalesën e hyrjes së refugjatëve.
“Konsideroj se ndalesa e hyrjes së shtetasve të shtatë shteteve dhe pezullimi i programit të refugjatëve është e ashpër dhe e turpshme. Në këto rrethana nuk duhet shtruar qilimi i kuq”, tha Khan për televizionin ITV.
Deputetët britanikë më 20 shkurt do të debatojë për peticionin të cilin mbi 1.6 milionë persona e kanë nënshkruar, në të cilin kërkohet anulimi i vizitës së planifikuar shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump për të “evituar turpërimin e mbretëreshës Elizabeta II.
Vizita shtetërore zakonisht përfshin pritje tek Elizabeta II në Pallatin Buckingham.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...