Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë ishte “absolutisht e rrezikshme”.
Rutte theksoi se ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i incidentit.
“Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pakujdesshme, absolutisht e rrezikshme. Por, vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, tha Rutte.
“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndalo luftën në Ukrainë. Ndalo së shkeluri hapësirën ajrore të aleatëve. Dhe, dije se ne jemi të gatshëm, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump