Rritja e buxheteve evropiane të mbrojtjes si edhe ajo e prodhimit nga industritë e pajisjeve ushtarake, janë të nevojshme për të sigurinë e Evropës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një intervistë për një gazetë gjermane.
“Duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë,” i tha zoti Rutte gazetës gjermane të së dielës Welt am Sonntag . “Por ne gjithashtu duhet të rrisim me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut…për një kohë të gjatë, ne kemi prodhuar shumë pak.”
NATO-ja përfshin pjesën më të madhe të Evropës, si edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Zoti Rutte tha se duhen municione, anije, tanke, avionë, por edhe satelitë dhe dronë.
Vendet evropiane po ndërmarrim hapa për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi ndihmën ushtarake të SHBA-së për Kievin dhe ngriti dyshime për angazhimin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë.
Ai ka bërë thirrje vazhdimisht që vendet evropiane të kontribuojnë më shumë për mbrojtjen e kontinentit të tyre.
Udhëheqësit e BE-së mbajtën një takim të nivelit të lartë të enjten lidhur me sigurinë e kontinentit, ku diskutuan për zgjerimin e shpenzimeve të mbrojtjes, përtej kufijve të rreptë të buxhetit për sektorë të tjerë.
Zoti Rutte tha se është takuar me shumë krerë të kompanive prodhuese të mbrojtjes dhe u ka kërkuar atyre t’i përgjigjen kërkesës më të madhe./voa
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...