Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën ngriti shqetësimin për grumbullimin e armëve dhe stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit.
“Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë. Kina po ndërton forcat e saj të armatosura, duke përfshirë marinën e saj, me një ritëm të shpejtë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë vizitës së tij të parë në Japoni që nga fillimi i mandatit të tij.
“Ne nuk mund të jemi naivë dhe duhet të punojmë së bashku, të vlerësojmë atë që po ndodh”, shtoi shefi i NATO-s nga porti i marinës japoneze të Yokosuka.
Komentet e Rutte pasojnë një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e kaluar, në të cilin shefi i aleancës theksoi se kërcënimet globale të sigurisë janë më të ndërlidhura se kurrë dhe se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është çelësi për të garantuar sigurinë e NATO-s.
“Ne po shohim se çfarë po bën Kina”, ka thënë ai, duke përmendur edhe faktin se rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët, me Iranin.
Ish-kryeministri holandez tha gjithashtu se NATO është e shqetësuar për stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit dhe “ne i ndjekim ato nga afër”.
Shtetet e Bashkuara duan që anëtarët e NATO-s të përfshihen më shumë në rajonin Indo-Paqësor, ka thënë më tej Rutte.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje