Rusia ka njoftuar se ka zhvendosur 1.500 njerëz nga kufiri i saj me Korenë e Veriut pas nisjes së fundit të raketave të Kim Jong-un.
Lëvizja e papritur i udhëzoi zyrtarët e mbrojtjes civile të zhvendosin banorët në “zona të sigurta” në lindjen e largët të vendit, sipas mediave pro-ruse, transmeton portali arbresh.info
“Një urdhër verbal është dhënë për të dislokuar 1,500 persona në zona të sigurta”, raporton Mash e cila është e afërt me shërbimet ruse të sigurisë.
“Urdhri erdhi nga departamenti rajonal i Ministrisë ruse të Emergjencave”.
Nuk ishte e qartë se ku u zhvendosën 1.500 persona.
Departamenti i mbrojtjes civile në Vladivostok u udhëzua për të zhvendosur banorët që jetojnë në zonën kufitare me Korenë e Veriut./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...