Rusia ka deklaruar se shpreson për një “zgjidhje të arsyeshme” ë mosmarrëveshjes mbi kufizimet në transportin e mallrave përmes territorit të Lituanisë në rajonin e Kaliningradit, një enklavë ruse në Detin Baltik.
Rusia i tha Bashkimit Europian se situata aktuale dërgon në kosto të konsiderueshme jo vetëm për Lituaninë, por edhe për BE-në, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grusko, sipas agjencisë ruse Interfax.
Ai ka shtuar se i duket se “sinjali është marrë”, pra se Unioni e ka kuptuar paralajmërimin.Ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Chizhov shprehu një mendim të ngjashëm, duke thënë se shpreson për një “zgjidhje kompromisi në të ardhmen e afërt”.
Në mesin e qershorit, Lituania ndaloi transportin hekurudhor të disa mallrave, të cilat janë në listën e sanksioneve perëndimore, në zonën përreth Kaliningradit. Moska i quajti kufizimet “të paligjshme” dhe kërcënoi me kundërmasa.
Grusko tha se Rusia po punon për këtë, “por gjëja më e rëndësishme … janë çështjet e mbështetjes së jetës për Kaliningrad”.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme theksoi më tej se Rusia nuk po planifikon të sulmojë asnjë anëtar të NATO-s.
“Vetëm të sëmurët mendorë mund ta mendonin këtë”, tha ai./arbresh.info/
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor