Forcat ruse kanë vazhduar me sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës duke goditur centrale elektrike dhe infrastrukturë civile dhe duke lënë mijëra familje ukrainase pa energji në temperatura ekstremë të ulëta.
Sipas Kievit zyrtar, gjatë natës së kaluar, Rusia ka sulmuar caqe në Sumy, Kharkiv, Dnipro dhe pjesë tjera të vendit me qindra fluturake pa pilot. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ukrainasit po bëjnë çka do që është e mundur të rikthejnë energjinë tek popullata por edhe ka shtuar se mbrojtësit janë duke mbetur pa predha për sisteme kundër ajrore në kohën kur Rusia po vazhdon të intensifikon sulmet në tërë vendin.
Sulmet vijnë një ditë pasi që negociatorët ukrainas udhëtuan për në SHBA për të diskutuar rreth propozimit të marrëveshjes për ndalimin e luftës e cila, së shpejti, do të arrin katër vjet të plota.
Edhe pse Kievi, Evropianet dhe SHBA kanë dhënë përkrahjen e tyre për planin 20-pikësh, Moska deri me tani nuk ka komentuar rreth tij./rtk
Ylli i ri i francez afër transferimit tek Chelsea
KEK: Blloku B2 u ndal për shkak të kontrollit teknik
Ylber Ramadani do ta vazhdojë kontratën me Leccen
Haziri reagon për prekjen e votave: Lavdi ju qoftë marria
Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK jep detajet: G...
Banorët e Koliqit në protestë, shkak mungesa e rrymës