Rusia njoftoi të shtunën se do t’u ndalonte hyrjen 32 zyrtarëve dhe gazetarëve të Zelandës së Re, në përgjigje të masave të ngjashme të marra nga Wellington kundër Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë, raportoi Agence France-Presse, shkruan The Guardian.
Midis të sanksionuarve janë kryetari i bashkisë së Wellingtonit, Andrew Foster, kryetari i bashkisë së Auckland, Philip Goff, komandanti i marinës së Zelandës së Re, Garin Golding dhe gazetarët Kate Green dhe Josie Pagani, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Rusisë.
Vendimi u mor “në përgjigje të sanksioneve të qeverisë së Zelandës së Re, të cilat prekin gjithnjë e më shumë qytetarët rusë”, thuhet në deklaratë. Në prill, Rusia ndaloi kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe një mori politikanësh të hynin në territorin e saj./lapsi/
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...