Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar të paktën 142 dronë gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, teksa forcat ukrainase kanë sulmuar Moskën, thanë zyrtarët rusë.
Ende nuk ka informacione nëse nga këto sulme të raportuara ka viktima apo edhe detaje për përmasat e dëmeve të shkaktuara.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se të paktën 27 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës. Rreth dhjetë rajone të tjera u shënjestruan, kryesisht Brijansku dhe Kursku – që gjenden në kufi me Ukrainën – tha kjo ministri.
Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, tha se ekipet e shpëtimit janë dislokuar në zonat ku kanë rënë copëzat e dronëve të shkatërruar.
Për shkak të sulmit ukrainas, fluturimet nga katër aeroporte në Moskë u ndërprenë përkohësisht, sipas autoritetit rus të aviacionit, Rosaviatsija.
Një ditë më parë, Ukraina po ashtu sulmoi Rusinë me dronë, ndërkaq forcat e Moskës po ashtu sulmuan me qindra dronë dhe raketa qytetet ukrainase.
Ukraina – që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022 – po synon që të shkatërrojë linjat e furnizimeve ushtarake përmes sulmeve që po kryen në rajonet kufitare ruse./rel
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...