Kremlini tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po shkaktojnë “shqetësim të thellë global”.
Zëdhënësi Dmitry Peskov i bëri këto komente dy javë pëpara një takimi të pritur midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Donald Trump, në Argjentinë.
“Fakti se Amerika është bërë e paparashikueshme së voni, nuk është sekret për askënd”, tha Peskov për televizionin rus Dozhd.
“Një paparashikueshmëri e tillë nga vendi më i madh, ekonomia më e fuqishme në botë, është shqetësim i thellë global”, tha ai.
Peskov nuk e kritikoi në mënyrë specifike Trumpin.
Zyrtarët rusë vazhdimisht thonë se Trump do marrëdhënie më të mira me Rusinë, porse atë e pengojnë kundërshtarët “rusofobikë” në SHBA.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë e kanë sanksionuar Rusinë për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
SHBA tha, ditë më parë, se po shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë për helmimin e një ish-spiuni rus me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë.
Rusia e mohon përfshirjen në këtë sulm që ka ndodhur në mars të këtij viti./rel
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...