Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov.
Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.
Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve.
Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det.
Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.
Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.
Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.
Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse kanë ndaluar prodhimin./rel/
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...
Prokuroria e Gjakovës: 15 kryesues të ndaluar për 48 orë për...
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...