Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.
Zaitsev tha për gazetarët të premten se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk përkon me qëllimet e Moskës në pushtimin e Ukrainës..
“[Armët bërthamore] nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha ai.
Zaitsev tha se sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, këto lloje armësh mund të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e shtetit.
Zyrtarët perëndimorë publikisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore në pushtimin rus të Ukrainës.
Kremlini ka thënë se deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për këtë çështje rrezikojnë përshkallëzimin e situatës, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, urdhëroi që forcat bërthamore të vendit të vihen në gatishmëri të lartë.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...