Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka dënuar si “terrorizëm” sulmin me dron rus ndaj një treni pasagjerësh, që zyrtarët vendas thonë se vrau të paktën katër persona.
Zelensky tha se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi treni me më shumë se 200 pasagjerë u godit në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës të martën, shkruan BBC.
Zyrtarët në portin jugor të Odesës në Ukrainë thanë se tre persona u vranë në një sulm me dron rus gjatë natës.
Rusia nuk ka komentuar. Moska në muajt e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dron dhe raketa që synojnë infrastrukturën energjetike dhe të transportit të Ukrainës, ndërsa vendi përballet me dimrin më të ashpër në vite.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...