Komuniteti i inteligjencës amerikane ka vlerësuar se shteti i Rusisë nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejt me forcat amerikane.
CNN ka raportuar duke cituar një vlerësim vjetor të publikuar sot nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtarë të Amerikës.
“Rusia kërkon një akomodim me Shtetet e Bashkuara për mosndërhyrje reciproke në punët e brendshme të të dy vendeve dhe SHBA”, thuhet në dokumentin e cituar nga media amerikane, përcjell arbresh.info.
“Moska i sheh aftësitë e saj bërthamore si të nevojshme për ruajtjen e parandalimit dhe arritjen e qëllimeve të saj në një konflikt të mundshëm kundër Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, dhe sheh një parandalues të besueshëm të armëve bërthamore si garantuesin përfundimtar të Federatës Ruse” thuhet në raport. /arbresh.info/
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë