NATO ka sugjeruar Rusinë që të mos pëpiqet të ndërhyjë në vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës.
Jens Stolenberg për Euroneës tha se “Rusia po përpiqet të ndërhyjë në proceset politike të kombeve sovrane”, transmeton portali arbresh.info
Ai këto komente i ka bërë përderisa po fliste në ditën që Republika e Maqedonisë Veriore nënshkroi një pakt që do t’ia hap asaj rrugën për bashkimin në NATO.
“NATO e respekton vendimet e shteteve të pavarura sovrane, duke marrë parasysh dëshirën e tyre që t’i bashkohen ose jo aleancës”, shtoi ai.
Ai ka theksuar se NATO respekton edhe vendimin e Serbisë, e cila nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj fuqie.
Stoltenberg gjithashtu foli për SHBA-në dhe Rusinë që po largohen nga Traktati i Forcave Bërthamore.
“Ne nuk duam një garë të re armësh dhe çfarë do të bëjmë është të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet në përputhje me traktatin”, tha Stoltenberg.
Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe kishte për qëllim ndalimin e prodhimit, testimit dhe vendosjen e raketave balistike me një distancë prej 500 deri 5.500 km./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...