Rusia po kërkon që ta sajojë një situatë dhune, pas së cilës do të sulmonte për ta pushtuar Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Rusia po planifikon ta organizojë një sulm të rremë dhe ta incizojë një video të tmerrshme propagandistike, si pretekst për ta pushtuar Ukrainën, raporton Cnn transmeton arbresh.info
Ky klip, siç raporton gazeta amerikane, do ta paraqiste një situatë kinse ushtria ukrainase dhe si rrjedhojë, aleatët e tyre të NATO-s po kryejnë sulm ndaj rusisht folësve.
Por ndërsa qeveria amerikane e deklasifikoi informacionin rreth komplotit të supozuar javën e kaluar, ajo nuk ndau asnjë nga provat e saj themelore me publikun. Në një shkëmbim të nxehtë në dhomën e konferencës javën e kaluar, gazetarët kërkuan prova për ta mbështetur pretendimin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u përgjigj se qeveria është e sigurt për informacionin, por nuk do të thoshte nëse SHBA-ja e kishte parë ndonjë video të tillë.
“Ne po përpiqemi t’i pengojmë rusët që të ecin përpara me këtë lloj aktiviteti. Kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë atë publike”, tha Price, përpara se të shtonte se nuk duhet të ketë dyshim në kredibilitetin e qeverisë amerikane dhe se askush nuk duhet të gjejë ngushëllim në informacionet që i nxjerr Rusia. / arbresh.info/
lexo edhe:
Rusia e sulmon Ukrainën të mërkurën? Flet këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare
SHBA: Rusia mund të krijojë pretekst për të sulmuar Ukrainën
Rusia e sulmon Ukrainën të mërkurën? Flet këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici