Shkruan, John Smith, political and security observer
Në mediat Europiane e sidomos ato Ukrainase po vërehet diskutim I ri për zhvillimet në Kazakistan, statusi Ndërkombëtarë i Rusisë po lëviz gradualisht nga një partner i qëndrueshëm në shtet aggressor i cili përdorur propagandën, dronët, fuqinë nukleare dhe shantazhin energjetik si mjete për destabilizimin e situatës së sigurisë në Europë dhe në botë, duke ndarë NATO-në dhe shtetet e EU-së.
Nga kjo pikë, është lehtë e parashikueshme që ka një rrezik të dukshëm që ngjarjet në Kazakistan, si dhe provokimet duke përdorur refugjatët si mjet i presionit politik në kufirin Bjellorus-Polak, kombinuar me “procesin paqësor të negociatave” të Putinit janë pjesë e një fushatë strategjike të dezinformimit të autoriteteve Amerikane dhe liderëve tjerë perëndimorë.
Këto zhvillime po bëhen në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga përgaditjet e mëdha të Kremlinit në vijën kufitare me Ukrainen dhe si parapërgaditje e terrenit për pushtimin e Ukrainës.
Njëra nga parakushtet për aneksim është krijimi I arsyetimeve të rreme për një aksion të papritur e të domosdoshëm ushtarak. Një çështje të cilës duhet të I kushtohet vëmendje e veçantë është propaganda e Federatës Ruse mbi të ashtuquajturën “ndërhyrje të Ukrainës në krizën në Kazakistan”. Propaganda ruse po shpërndan “Fake Neës” dhe informata të fabrikuara e që janë vërejtur të shtohen kohëve të fundit në rrjet dhe media që tentojnë të fusin në narrativë “lidershipin e trazirave në Kazakistan, që aludohet të jenë nga territori i Ukrainës” nga përfaqësuesit e “opozitës” në Kazakistan.
Njëri nga këta të ashtuquajtur “lider të opozitës” është Mukhtar Ablyazov (https://m.facebook.com/mukhtar.ablyazov) një përfaqësues i të ashtuquajturës “qendër” e lëvizjes virtuale të Zgjidhjes Demokratike të Kazakistanit e krijuar nga një individ I panjohur që zyrtarisht ka vendbanim në Francë. Është i cuditshëm fakti se si Mukhtar Ablyazov po shpërndan në Facebook numra të telefonave që I përkasin operatorëve Ukrainas për të “bashkëpunuar me opozitën”, “rrëzuar regjimin e Nazarbayevit” dhe “koordinuar protestat në të gjitha regjionet e vendit”.
Ai gjithashtu vazhdimisht përmend “aktivitetin“ e tij në Ukrainë, përfshirë dhënien e “intervistave” për portalet Ukrainase si “Ukraine 24”.
Është gjithashtu përgjithësisht e njohur se M.Ablyazov ka një histori relativisht të dyshimtë e kushtimisht të “vështirë” ai ka diplomuar nga Instituti për Fizikë Inxhinierike I Moskës (1986), I cili ka trajnuar dhe testuar për KGB-në e BRSS-së specialist për programet ushtarake dhe nukleare.
M.Ablyazov gjithashtu ka mbajtur pozitën e Ministrit të Energjisë, Industrisë dhe Tregtisë në Kazakistan, ka qenë kryetar I bordit të drejtorëve në BTA Bank dhe pastaj ka qenë I akuzuar edhe për krijimin e grupeve kriminale dhe “porositjen e eleminimit” të kundërshtarëve. Kjo nënkupton që ai mund të jetë ende në kontakt me krerët dhe kolegët e tij dhe të kryej detyra për Federatën Ruse.
Apelet opozitare të Ablyazovit të cilat aludojnë në intervenimet Ukrainase po përdoren vazhdimisht nga propagandistët Rus në shtimin e komenteve anti-Ukrainase-
Tendenca e Rusisë për të shpikur një element në të ashtuquajturën përfshirje të Ukrainës në protestat e Kazakistanit mund të lexohet vetëm si nevojë për gjetjen e shkasit për një pushtim potenciale nën petkun e mbrojtjes së një shteti anëtarë në Organizatën e Mbrojtjes së Përbashkët.
Pasojat realizimit të këtij skenari do të ishin tragjike të thuhet së buti për të gjithë Europën.
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë